E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Zyrtarët e OSBE në Tiranë takim me Ramën e Bashën

Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i Partisë Socialiste është takuar mëngjesin e kësaj të hëne me zyrtarë të lartë të OSBE-së. Në zyrën e tij në selinë e PS-së, Rama u takua me zv/presidentin e asamblesë parlamentare të OSBE-së Roberto Battelli dhe përfaqësuesin e lartë të asamblesë së organizatës ambasadorin Andrea Nothele, që shoqëroheshin nga kreu i prezencës ne Tirane Bernd Bochardt.

 

Gjatë këtij takimi mësohet se është diskutuar mbi përgatitjen për zgjedhjet politike. Pas takimit, që zgjati për mbi 30 minuta, përfaqësuesi i asamblesë parlamentare të OSBE-së, tha se misioni i tyre është të monitorojë procesin zgjedhor dhe se pas zgjedhjeve do të përcjellin qëndrimin e tyre. Përfaqësuesit e asamblesë se OSBE u takuan edhe me liderin e opozitës Lulzim Basha.

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë