E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Zyrtarët e Frontex në Kosovë

Ndërsa Kosova pret liberalizimin e vizave me Brukselin brenda 2016-es, zyrtarët e Frontex kanë zhvilluar një vizitë në Prishtinë, për të diskutuar me ekspertë të Ministrisë së Brendshme lidhur me sigurinë e kufijve. Delegacioni i agjencisë evropiane është kryesuar nga zv/drejtori Bernd Koerner, i cili është takuar me ministrin Hyseni me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit mes tyre për rritjen e kontrollit kufitar, që pritet të finalizohet edhe me një marrëveshje. Çështja e kufijve ishte problematika kryesore, bashkë me shtatë pika të tjera, se përse Brukseli zyrtar refuzoi të heq vizat me Kosovën. Shteti më i ri në Ballkan pritet të përfitoje liberalizimin e vizave brenda këtij viti.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë