E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Zyrtarët abuzues para drejtësisë

Të gjithë ata punonjës apo zyrtarë të lartë të administratës publike që janë bërë shkaktar për zvarritjen e çështjeve të ndryshme që lidhen me pronat apo probleme të tjera që kanë qytetarët do të vihen para drejtësisë.

 

Paralajmërimi është bërë nga kryeministri Edi Rama në takimin e përjavshëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes.

 

Reklamë

Rama tha se në mbledhjen e radhës së qeverisë, do të përgatitet edhe një raport për masat ndëshkimore.

 

Kryeministri Rama tha se kjo platformë është një mekanizëm që funksionon. Si çdo javë ai ka dëgjuar shqetësimet e qyfterëve, problemet e të cilëve kanë marrë zgjidhje nga bashkëqeverisja.

 

Që nga nisja e funksionimit te platformës janë mijëra ankesa që janë adresuar e shumë prej tyre kanë marrë përgjigje përfundimtare.

Më shumë video

Reklamë