E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zyrtare/ Vangjel Tavo shpallet kandidati i PS për Bashkinë Himarë

Vangjel Tavo është zyrtarisht kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Himarë, sipas vendimit të marrë mëngjesin e kësaj të hëne në mbledhjen e kryesisë së PS, mëson gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema. Pas kësaj mbledhjeje, kreu i qeverisë, Edi Rama, pritet të niset drejt SHBA, ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Zgjedhjet për Bashkinë Himarë do të mbahen me 4 gusht, kjo pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi se ish-kryebashkiaku i zgjedhur, Fredi Beleri, nuk mund të ushtronte këtë funksion.

Reklamë

Në këtë mënyrë, partitë politike do duhet të “ndezin motorët” në garën për Bashkinë Himarë.

Nga ana tjetër, opozita nuk ka ende një emër që do të jetë kandidati përfaqësues i saj./vizionplus.tv/

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë