E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Zyrtare/ Protesta e 6 kombëtare e opozitës do mbahet më 25 maj

Konfirmohet data në të cilën opozita do të zhvilloje protesten e radhës kombëtare.

Ashtu sic edhe kishte qarkulluar si informacion që nga paraditja e kësaj të mërkurë, PD ka vendosur pas mbledhjes se kryesise që protesten e 6 kombëtare ta zhvillojë me 25 maj.

Ajo është caktuar të nisë në orën 18 e 30 sikurse ka ndodhur edhe me protestat e fundit.

Në dy tubimet e 11 dhe 13 majit, me karakter kombëtar, janë shënuar incidente te mëdha dhe raste dhune, sidomos nga përdorimi I bombave Molotov para kryeministrisë, parlamentit dhe policisë.

Reklamë

Opozita vazhdon të këmbëngule në bojkotin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit duke vënë kusht në mënyrë të vecante largimin e Ramës nga posti I kryministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Në të kundër protestat do të përshkallëzohen edhe me tej.

Më shumë video

Reklamë