Subscribe

Dyshimet per përçarjen e opozitës ne Kosove morën fund, pasi këtë te hënë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën u bashkuan në një koalicion parazgjedhor, pjese e te cilit nuk është Lëvizja Vetëvendosje. Liderët e dy partive, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, firmosen marrëveshjen per krijimin e nje boshti opozitar, qe sipas tyre do te sjelle ndryshimin ne vend, ndërsa ftuan forca te tjera politike qe t’u bashkohen. Prej me shume se 6 muajsh, AAK dhe Nisma kishin bashkëpunuar me Vetëvendosjen per kundërshtimin e dy pakteve te qeverise, duke bllokuar punimet e kuvendit dhe zhvilluar protesta. Por mosmarrëveshjet kulmuan me anulimin e protestës se parashikuar për ne 26 mars. Një dite me pare, Vetëvendosje ftoi dy partitë t’i bashkoheshin per te krijuar nje alternative përballë pushtetit, por kërkesa nuk u pranua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *