E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Zyrtare/ Kryeministri Rama të hënën në Gjermani, zbardhet axhenda e takimit me Merkel

Kryeministri Edi Rama të hënën do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Berlin ku do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.

 

Reklamë

Qeveria gjermane ka zbardhur detaje në lidhje me këtë takim që pritet të zhvillohet në orën 10:15 të mëngjesit të së hënës.

 

Në fokus të takimit do të jenë situata në Shqipëri pas tërmetit në fund të nëntorit 2019, kryesimi i shqiptarëve në krye të OSBE-së, çështjet rajonale dhe statusin e perspektivës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet bilateral midis dy vendeve.

 

Kjo vizitë e kryeministrit Rama vjen pas vizitës së tij në Itali ku është takuar me homologun Conte dhe para Konferencës së Donatoreve në 17 shkurt në Bruksel.

Më shumë video

Reklamë