E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zyrtare / Katalonja shpall pavarësinë nga Spanja

Parlamenti Katalonjës ka shpallur pavarësinë nga Spanja. Akti i pavarësisë u mbështet nga 70 ligjvënës që, ndërsa deputetët opozitarë bojkotuan votimin.

 

Vendimi u morr nderkohe qe Senati spanjoll nisi këtë të premte debatin për masat e marra nga qeveria për zbatimin e nenit 155 të Kushtetutës ndaj Katalonjes.

 

Reklamë

Kryeministri spanjoll Mariano Rahoj do të nisë diskutimet, ndërsa senati do të japë fjalën e fundit për miratimin e një pakete masash që do të imponojnë sundimin e drejtpërdrejtë në rajonin që pretendon pavarësinë.

 

Masat përfshijnë largimin e qeverisë katalanase dhe thirrjen e zgjedhjeve të reja rajonale brenda 6 muajsh.  Por banoret ne rajon nuk duan zgjedhje të reja.

 

Edhe lideri katalanas Charles Piudgemonte ka përjashtuar opsionin për thirrjen e votimeve të parakohshme, si një mënyrë për ta ndaluar Madridit të vejë në zbatim nenin 155 të Kushtetutës.

 

Për këtë, Puigdemont tha se i kishte shqyrtuar të gjitha mundësitë për një zgjidhje përmes dialogut, por Partia Popullore në pushtet, nuk i kishte dhënë atij “një përgjigje të përgjegjshme”.

 

Mediat shkruajnë se ligjvënësit spanjollë janë takuar mbrëmjen e së enjtes për të vendosur për një përgjigje të përbashkët. Nga ana tjetër lideri katalanas Charles Pidgemont mund të aktivizojë shpalljen e pavarësisë së rajonit pas referendumit të 1 tetorit.

 

Kryeministri Mariano Rahoj, këmbëngul për rikthimin e ligjit në Katalonjë dhe thekson se nuk mund të pranojë kushtet e liderëve rajonale për pavarësi.

 

Ndërkohë sindikatat e studentëve kanë dalë në protestë masive për të siguruar se masat nuk do të prekin arsimin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë