E diel, 8 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Zyrtare / Kaliniç te Milan, merr bluzen e Shevçenko

Nikola Kaliniç është zyrtarisht sulmuesi i ri i Milanit. Kroati, i cili u transferua nga Fiorentina për shifrën e 25 milionë eurove, ka nënshkruar mesditën e te martës në Milanelo kontratën e re që e lidh me kuq e zinjtë deri në vitin 2021.

 

29-vjecari është prezantuar nga drejtuesit e Milanit, Fassone dhe Miranbelli, me fanellën e tij të re me numrin 7.

 

Reklamë

I pyetur nga gazetarët lidhur me numrin e zgjedhur, Kalinic është shprehur se është i ndërgjegjshëm për peshën që ka kjo fanellë dhe ky numër, pasi më parë atë e ka mbajtur Andry Shevcenko. “Do jap maksimumin tim për këtë klub, – ka thënë kroati, ndërsa është shprehur se i pëlqen më shumë suksesi kolektiv se ai individual”.

 

Blerja e Kalinic është e 11 për djajtë e Milanit. Më herët në “Milanelo” janë transferuar dhe emra të njohur si Bonucci e talente si Andre Silva.

Vazhdo të lexosh

Reklamë