E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Zyrtare/ Inter shkarkon Spalletin, Conte prezantohet të premten

Shkarkimi i Luciano Spalletit nga Interi tashmë është zyrtar.

Klubi zikaltër përshëndeti trajnerin e njohur të cilën madje e falenderoi punën e bërë përgjatë këtyre dy viteve.

Në ditët në vijim Beppe Marotta do të diskutojë me Spalletin mundësinë e gjetjes së gjuhës së përbashket në mënyrë për dëmshpërblimin financiar q ish tekniku i Interit do të marrë për faktin që u largua nga detyra teksa i kishin mbetur edhe dy vite kontrate pra deri në 2021.

Ndërkohe Inter tashmë e ka gjetur zevendësuesin e tij.

Reklamë

Bëhet fjalë për Antonio Conten i cili ka përcaktuar edhe stafin që do të ketë.

Conte do të konfirmohet të premten zyrtarisht në krye të Inter ndërsa të hënën bashkë me Marottën do të jetë në “Ëanda Metropolitano” për të ndjekur finale e Champions League.

Vazhdo të lexosh

Reklamë