E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Zyrtare/ Frank Lampard rikthehet tek Chelsea si trajner

Tashmë është zyrtare. Frank Lampard është trajneri i ri I Chelsea.

Pas eksperiencës 13 vjecare si futbollist I bluve të Londrës, tashmë Lampard kthehet në “Stamford Bridge”, por si teknik.

Ai firmosi një kontratë 3-vjecare duke u bërë zyrtarisht pasardhësi I Sarrit në këtë post.

Vetëm pas eksperiencës 1-vjecare me Derbi County ku u mund vetëm në finale e play off ndaj Aston Villes për të kaluar në premier league, Lampard nis një eksperiencë shumë të madhe, me një nga skuadrat më elitare të Anglisë.

Reklamë

Lampard luajti tek Chelsea nga 2001-2014. Më pas kaloi një sezon tek Manchester City, dy të tjera në SHBA tek New York, para se të nisë karrierën si trajner.

Si futbollist me Chelsea, Lampard fitoi 3 kampionate, një Champions League, një Europa League, 4 FA Cup, 2 kupa lige dhe 2 superkupa.

Vazhdo të lexosh

Reklamë