E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Zyrtare/ Bernardeschi te Juventusi, ja shifrat e transferimit

Federico Bernardeschi është futbollisti i ri i Juventusit. Fantazisti u transferua te bardh e zinjtë nga skuadra e Fiorentinës. Ai zhvilloi testet mjekësore në “JMedical” të klubit të Juventusit dhe sikurse është parashikuar do të mbajë numrin 10.

 

Futbollisti u transferua për shifrën e 40 milion eurove dhe do të marrë një pagë prej katër milionë eurosh në sezon. Ndërkohë në rast të rishitjes së 23 vjecarit, Fiorentina do të përfitojë 10% të shumës.

 

Bernardeschi është pritur në Torino nga të paktën 250 tifozë të cilët kanë përshëndetur idhullin e tyre të ri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë