Subscribe

Banorët e njësisë administrative numër 8 në Tiranë tashmë kanë një zyrë të re për të marrë shërbimet, me pranë banesave të tyre. Ambiente te cilat ndodhen pranë zonës së Selvisë janë inauguruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e quajti këtë një premtim të mbajtur.

 

Banorët e Njësisë Administrative 8 nuk ka nevojë të shkojnë deri te Bulevardi “Zogu I” për të marrë një certifikatë, vërtetim apo çdo shërbim që ofrohet sot nga njësia. Pas zyrave të reja për Lagjen 13, Bashkia e Tiranës ka krijuar mjedise të reja edhe për Njësinë 8, të cilat u përuruan nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Ai e cilësoi këtë si një premtim të mbajtur për banorët e Njësisë 8.

 

Nga kjo zyrë do të marrin shërbimet rreth 47 mijë banorë

 

“Më vjen mirë që i kemi sjellë shërbimet për ndihmën ekonomike, certifikatat apo gjendjen civile në zemër të Njësisë 8. Jemi në një situatë ku 70% e banorëve e kanë Njësinë Administrative vetëm 5 minuta larg në këmbë. Do të thotë se shumica e Njësisë 8 sot do të shërbehet në një distancë shumë të vogël në zemër të njësisë, në zonën e Selvisë. Më vjen mirë që për 47 mijë banorë, të cilët shkonin tek “Zogu I” për të marrë të gjitha shërbimet, sot jo vetëm kemi liruar Njësinë 9 nga fluksi, por e kemi rikthyer bazën e gjithë shërbimeve komunitare në zemrën e Njësisë 8”, tha Veliaj.

 

Kryebashkiaku ftoi të gjithë banorët që janë pjesë e njësisë 8, por që nuk janë të regjistruar aty, të bëjnë zhvendosjen e vendbanimit, duke përfituar edhe nga amnistia e vendosur nga qeveria për transferimin e gjendjes civile. Kjo procedurë, tha Veliaj, është shumë e rëndësishme në mënyrë që edhe fondet e buxhetit për vitin 2019 të ndahen sipas numrit të banorëve për çdo njësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *