Subscribe

Në dy vitet e ardhshme në 61 bashkitë e vendit do të ngrihen zyra vendore evropiane, të cilat do të informojnë autoritetet vendore dhe qytetarët mbi BE -në, politikat dhe programet e saj. Për këtë arsye Brukseli ka akorduar një fond prej 800.000 Euro.

 

Shefi i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE në Shqipëri Mario Mariani përgëzoi 61 kryebashkiakët shqiptarë, që kanë emëruar në stafin e tyre anëtare për të koordinuar çështjet që lidhen me BE.

 

“Në javët e ardhshme secila bashki në Shqipëri do të ketë Këndin e saj të BE. Në rrugën e saj të pranimit në BE, Shqipëria vetëm mund të përfitojë nga përfshirja e pushtetit vendor. Nëse përfshihen drejtpërsëdrejti, administratat vendore dhe qytetarët mund të mësojnë më shumë, të rrokin mundësitë dhe të përballen me sfidat që përfshin integrimi evropian. Këndet e BE, do të kontribuojnë për të sjellë Shqipërinë, qytetarët e saj dhe Bashkimin Evropian më pranë njëri – tjetrit”.

 

Ky projekt ka si qëllim fuqizimin e kapaciteteve për administratat vendore, duke ndihmuar në krijimin e Këndeve të BE në secilën prej 61 bashkive.

 

Fillimi i projektit u shoqërua me një debat të hapur midis Kryetarit të Bashkisë së qytetit të Lushnjës dhe të rinjve të qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *