E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zyrat e aplikimit për karta ID të hapura edhe të shtunën

Fluksi i aplikimeve për kartat e ID, ka bërë që Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të vendosë që zyrat e aplikimit të qëndrojnë të hapura edhe të shtunën në qytetet kryesore të vendit.

 

Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, Drejtoria e Gjendjes Civile ka urdhëruar hapjen e zyrave të aplikimit për Tiranën dhe disa prej qyteteve kryesore të vendit, të shtunën, datë 2 Shkurt.

 

Në kuadër të masave që janë marrë për përballimin e fluksit, nesër, përveç Tiranës, do të jenë funksionale zyrat e aplikimit në qytetet: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër, Kamëz dhe Vlorë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë