Subscribe

Zyrat e Aleat në qytetin e Vlorës janë jashtë funksionit. Qytetarë të shumtë janë në pritje por nuk po marrin asnjë shërbim.

 

Të enjten (15 shtator), Ministria e Brendshme njoftoi se zyrat e Gjendjes CIvile në të gjithë vendin nuk do të ishin në funskion gjatë ditës së premte (16 shtator) por duket se shërbimi për qytetarët nuk është rikthyer as këtë të hënë.

 

Siç bëhet me dije, problematika qëndron në bllokimin e sistemit.

 

Qytetarët nuk mund të bëjnë dot aplikim për mjetet e identifikimit.

 

Disa prej tyre të ardhur edhe nga fshatrat po humbasin kohë dhe udhëtime të planifikuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *