E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zyhdi Dajti fiton pafajësinë

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish- kreun e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Zyhdi dajti. Ai akuzohej për shpërdorim detyre. Gjykata argumentoi se fakti penal për këtë çështje nuk ekziston. Por gjyqtari Altin Abdiu arriti në konkluzionin se Dajti nuk ka konsumuar asnjë vepër penale gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Zyhdi Dajti u akuzua lidhur me prishjen e një vile dy katëshe me vlerë 700 mijë euro, si dhe të një resorti në Kavajë. Ish-kreu i INUK nuk është mjaftuar me vendimin e pafajësisë, por deklaroi se do të ngrejë padi penale ndaj pronarit të resortit që e paditi atë për ndërhyrje të paligjshme.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë