Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan.

 

Duke folur para një nënkomiteti të SHBA-së për marrëdhënie me jashtë, zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit tha se shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato.

 

Por, shtoi Yee, Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike.

 

Yee e cilësoi këtë si “ndikim malinj” të Rusisë.

 

Tensionet etnike në Ballkan sërish janë rritur. Dhuna e e fundit në Maqedoni shpërfaqë seriozitetin e problemeve të tyre politike. Meqë përparimi në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është ndalur, stabiliteti në Ballkan është luhatur pa reforma strukturore të domosdoshme. Bosnjë e Hercegovina është në rrezik që të shndërrohet në një shtet të dështuar. Gjithandej rajonit nacionalizmi po rritet kurse retorika e politikanëve po krijon ndasi. Nga gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës deri tek sfidimi i Republikës Serbe me autoritetet në Gjykatën Kushtetuese të BeH, politikanët nacionalistë hapur po testojnë normat dhe institucionet demokratike”, tha Yee.

 

Duke folur para nën komitetit për politikë të jashtme, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee tha se “Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIS) dhe grupet e tjera të dhunshme kanë pasur sukses në rekrutimin e luftëtarëve dhe përkrahësve në Ballkan.

 

“Përfundimisht, Rusia po punon intensivisht në rrënimin e përparimit në Ballkan. Nga përpjekja e hapur që të rrënojë Qeverinë në Podgoricë, deri tek mbështetja më suptile e retorikës secesioniste në Bosnjë, Rusia po provon që të ndal përparimin drejt BE-së dhe NATO-s, kurdo që të mundet”, tha Yee.

 

„Në Bosnjë, posaçërisht në Republikën Serbe ekziston një interes i fortë dhe përpjekjet e Rusisë që të forcojë ndikimin përmes Qeverisë së RS edhe përmës rrugëve financiare por edhe përmes mjeteve politike. Ku e shohim ndikimin malinj të Rusisë është posaçërisht përmes trimërimit nga ana e Federatës Ruse publikisht dhe mund ta mendojmë se si bëhet fshehtas, të planeve secesioniste dhe hapave të politikanëve të caktuar që të ndahen nga Bosnjë e Hercegovina, që do të ishte shkelje e marrëveshjes së Deytonit. Kjo, sipas mendimit tonë, do të ishte tmerrësisht destabilizuese dhe do të kthente prapa përpjekjet shumëvjeçare në stabilizimin e BeH dhe rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s”, tha Yee.

 

Në pyetjen se cilat sipas mendimit të tij janë qëllimet e Kremlinit në rajon, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit tha:

 

„Do të ishte shumë e vështirë që të parashikohet ose t’i lexohen mendimet Vladimir Putinit, por mund të them se nab ëhet sikur në bazë të përpjekjeve muajve të fundit në rajon, kanë tentuar që të rrisin ndikimin, kanë provuar që të kthejnë prapa nga orientimi drejt institucioneve perëndimore, BE-së dhe NATO-s, dhe sa më shumë të krijojnë varësi të këtyre shteteve nga Rusia”.

 

“Sipas mendimit tim, nuk bëhet fjalë për një strategji të madhe, por më parë për një qasje oportuniste, sit ë dobësohen qeveri të caktuara që kanë synime perëndimore me qëllim që shteti të bëhet sa më shumë i varur dhe sa më miqësor me Rusinë. Këtu është edhe interesi komercial, për shembull në fushën e energjetikës, që të rritet varësia në Evropë dhe në Ballkan nga burimet ruse”, tha Yee

 

Hoyt Yee tha se shumë vende në Ballkan, si Shqipëria dhe Mali i Zi, kanë synime të integrimeve më të thella në institucinet perëndimore, siç janë Bashkimi Evropian dhe NATO, dhe Washingtoni vazhdon t’i përkrah në këto synime. Duke qëndruar e angazhuar në Ballkan, SHBA-ja siguron qëndrueshmërinë e BE-së dhe të SHBA-së.

 

Kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit, Yee tha se SHBA-ja në vendete rajonit ka partner të fuqishëm por atyre iu duhet ndihma.

 

„Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm rajonal me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën ka parandaluar sulmin e planifikuar terrorist në periudhën e ndeshjes futbollistike të Shqipërisë me Izraelin, në Shkodër në nëntor të vitit të kaluar. Këto shtete në Ballkan mund të na ndihmojnë vetëm nëse kanë stabilitet politik dhe nëse në rajon ka paqe. Vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim por duhet bërë më shumë”, tha zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee / Europa e Lire

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *