Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis marshimi në...

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies...

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon Mitropoliti Anastas:...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplas motorin, një i...

Vrasja e 20-vjeçarit, RENEA rrethon varrezat e Korçës, dyshohet...

Dita e 70-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt...

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, flet banorja: Ishte i...

Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit...

Zvicra do të ndalojë mbulimin e plotë të fytyrës në publik

8 Mars 09:46

Votuesit në Zvicër kanë mbështetur ndalesën për mbulim të plotë të fytyrës në vendet publike, në atë që është konsideruar si referendum “kundër burkas”, ndonëse mbulesat islame nuk janë përmendur në veçanti në propozim.

Rezultatet zyrtare të 7 marsit kanë treguar se 51.2 për qind e votuesve kanë mbështetur ndalesën, derisa pjesëmarrja në votime ka qenë 50.8 për qind.

Gati 1,427,000 votues kanë qenë në të mirë të ndalesës, ndërsa 1,360,000 kanë qenë kundër.

Edhe sondazhet kanë parashikuar se rezultati do të jetë i afërt.

Referendumi, i shtyrë përpara nga grupet e ekstremit të djathtë, ka bërë thirrje që edhe më pak gra të vendosin mbulesa e tyre të plota islamike.

Propozimi “Po kundër ndalesës për mbulesë të plotë”, nuk ka përmendur saktësisht burkan apo nikabin.

Megjithatë, në posterët e fushatave janë parë mbishkrimet “Ndalni Islamin radikal” dhe “Ndalni ekstremizmin!’’, duke shfaqur gratë me nikab të zi.

Nikabi është veshje që mbulon fytyrën e grave konservatore myslimane, derisa burka ua mbulon vetëm trupin.

Rezultati zgjedhor nënkupton që askush nuk mund të mbulojë plotësisht fytyrën në publik.

Përjashtime do të bëhen nëpër vende të lutjes, në disa organizime kulturore si dhe për arsye shëndetësore.

Autoritetet do të kenë kohë dy vjet për të hartuar në detaje legjislacionin.

Qeveria zvicerane dhe parlamenti kanë kundërshtuar ndalesën e tillë në nivel kombëtar.

Këshilli Islamik në Zvicër e ka konsideruar ndalesën “një zhgënjim të madh për myslimanët”.

Sipas të dhënave qeveritare, rreth 5.5 për qind e popullsisë zvicerane përbëhet nga myslimanët.

Referendumi ka ardhur në kohën kur maskat në fytyrë janë të detyrueshme në dyqane dhe transport publik, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në Evropë, fqinjët e Zvicrës, Franca dhe Austria kanë ndaluar mbulesën e plotë të fytyrës, ashtu sikurse Belgjika, Bullgaria dhe Danimarka./ REL

Posted Under:
Bota
Tagged:
Zvicra

Nga e njëjta kategori

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

më shumë...

Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jonë mbetet i pandryshuar, respektojmë integritetin territorial të Serbisë

më shumë...

“Bombë” nga Anglia për Infantinon, Telegraph: I dha shumë të majme të dashurës së tij që punonte në UEFA

më shumë...

Thellohet përplasja për emigrantët, Spanja i përgjigjet Italisë duke vendosur kontrolle kufitare për udhëtarët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:43

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

9:40

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis...

9:29

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin...

9:17

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

8:51

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon...

8:24

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplas motorin,...

8:13

Vrasja e 20-vjeçarit, RENEA rrethon varrezat e...

7:59

Dita e 70-të e protestës, qytetarët nisin...

7:34

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, flet banorja:...

7:20

Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori...

7:11

Vrasja në Korçë, FNSH rrethon zonën ku...

6:46

Zjarri në Mallakstër, flakët rrezikojnë banesat në...

6:34

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, policia jep...

6:17

Vrasja në Korçë/ Autori dhe viktima ishin...

5:55

Aroma e shtëpisë tregon më shumë nga...

5:49

Vrasja në Korçë, autori dhe viktima njiheshin!...

5:29

Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë!...

5:18

DETAJE nga vrasja në Korçë! Autori e...

5:06

EMRI/ Tronditet Korça, vritet me kallashnikov 20-vjeçari

4:55

Kërcet kallashnikovi në Korçë, një i vrarë

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënua...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë! Autori i zuri pri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.