Subscribe

Ambasadori i Zvicrës ne Tirane Christoph Graf përmbyll mandatin e tij Tirane me nje bilance shume pozitive ne mbështetjen qe Zvicra i ka dhëne Shqipërisë ne nje sere sektorësh kyç, kryesisht ne infrastrukture dhe ne nxitjen e te rinjve drejt arsimit profesional. Por Ambasadori Graf vlerëson shume dhe reformat e ndërmarra ne Shqipëri.

 

“Mendoj që ju po punoni shumë tashmë për ndryshimin e imazhit dhe po kërkoni përmirësime – e kam parë këtë në këto katër vite. Reformat e shumta që po ndërmerrni dhe që janë ende në vazhdim janë impresionuese. Kjo shoqëri po lëviz shumë shpejt. Por natyrisht e kuptoj që për shumë individë këto do të duhej të ishin më të shpejta. Mendoj se sfida me të cilën po përballeni është që reformat të bëhen në mënyrë të qëndrueshme, të pakthyeshme, dhe ajo që ka rëndësi për publikun, është që reformat të bëhen në mënyrë të besueshme. Le të marrim reformën në drejtësi – kjo është një reformë madhore e cila kërkonte ndryshimin e një pjese të madhe të kushtetutës – rreth një të tretën e saj. Ju e bëtë këtë në formë unanime dhe tashmë po shohim efektet e vetingut për disa njerëz. Mendoj që po lëvizni në një drejtim të mirë. Në se do të merrja si shembull edhe reformën territoriale administrative, në terma zvicerane edhe kjo ishte impresionuese, e shpejtë dhe e thellë, me shkrirjen e 370 bashkive dhe komunave ne vetëm 60. Edhe këtu për ta bërë të qëndrueshme, për ta konsoliduar reformën, kjo është gjithashtu një sfidë. Pra ju keni shumë sfida përpara, por mendoj se drejtimi është i saktë.”

 

Por si e vlerëson ambasadori Graf rrugën integruese te Shqipërisë dhe cfare do te sugjeronte ai nëse Zvicra do te ishte pjese e BE-se.

 

“Ia kam bërë këtë pyetje edhe vetes që nëse do të ishim ulur në tryezë me të 28 vendet e BE-së. Do t’i përgjigjesha kështu: ne kemi një program bashkëpunimi këtu për shumë vite dhe sapo e rinovuam këtë për katër vitet e ardhshme 2018-2021 dhe ne rritëm asistencën tonë me 20%. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se Shqipëria ka ecur mirë sepse buxheti ynë për bashkëpunim ndërkombëtar në rang global nuk ka patur rritje por në rastin e Shqipërisë e vlerësojmë dhe e shpërblejmë ecurinë e mirë. Pra kemi një përshtypje pozitive se ju po lëvizni me reformat – jo vetëm me drejtësinë, por edhe me energjinë. Në se shoh informalitetin mendoj që është ulur por kjo nuk mund të ndodh nga njëra ditë në tjetrën – kërkon kohë. Vlerësimi ynë është pozitiv. Për shembull kur unë erdha këtu katër vite më parë pyetja ishte a do të marrim statusin e vendit kandidat dhe disa muaj më vonë ju e morët këtë, në Qershor. Kur e krahasoj me vende te tjera, atyre u është dashur më shumë, prandaj mendoj se jeni në ritmin e duhur.”

 

Ne fund, Ambasadori i Zvicrës kërkon nga shqiptaret qe te respektojnë vete dhe njeri-tjetrin, ne mënyre qe te ndërtohet besimi mes qytetareve, si e vetmja rruge qe Shqipëria te ece përpara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *