Qytetarët në Zvicër po votojnë këtë të diel në referendum nëse duhet të zbatohet certifikata e COVID-19,  që lejon vetëm njerëzit e vaksinuar, ata që dalin negativë në teste dhe që e kanë kaluar virusin, të marrin pjesë në ngjarje publike dhe tubime.

 

 

Kundërshtarët e certifikatës mblodhen 187,000 nënshkrime, shumë më tepër se 50,000 qe nevoiten për të mbajtur një referendum. Ata pretendojnë se kërkesa për certifikatë që është aktualisht në fuqi. krijon diskriminim dhe ndarje brenda shoqërisë, duke detyruar në mënyrë indirekte vaksinimin.

 

Nga ana tjetër, mbështetësit e ligjit, duke përfshirë shumicën e partive politike si dhe Këshillin Federal, shprehen  se kërkesa për certifikatë bën të mundur shmangien e mbylljeve dhe pakëson presionin mbi sistemin e kujdesit shëndetësor. Sipas sondazheve, më shumë se 60 për qind të votuesve janë në favor të aplikimit të certifikatës.

 

Ndërkohë, gjatë votimit në qendër të kryeqytetit janë mbajtur protesta kundër masave antiovid.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *