Kush mendoi se kujtimet dhe ndjeshërmia e të kaluarës së afërt në marrëdheniet shqiptaro-serbe nuk do të ndikonin në mbarevajtjen e duelit Serbi-Zvicer, në fakt gaboi.

 

Prania e dy lojtarëve shqiptarë në formacionin titular të helveteve, dy protagonist të mëdhenj të botërorit të 2018 sërish kundër serbisë, Xhaka dhe Shaqiri, ishte një garanci që në fakt dueli I grupit G edhe kësaj radhe do të kishte shkëndija të mëdha Brenda. Dhe në fakt kështu ndodhi.

 

Goli i parë i Xherdan Shaqirit ishte prelud i një mbrëmjeje të madhe për Zvicren dhe jo vetëm, për shqiptarët që ndiqnin me shumë interes dy yjet brenda formacionit helvet. Këtë herë Shaqiri nuk festoi direct me simbolin e shqipinjës sikuse e 2018, por e bëri këtë gjë në mënyrë të tërthorte i kombinuar me Xhakën, duke iu treguar edhe emrin në fanelë kundërshtareve. Ishte në fakt një reagim edhe për vërshëllimet massive që tifozet serbe i kishin bërë shaqirit deri në atë moment.

 

Natyrisht një gol dhe festim që ndezi edhe më shumë emocionet e lojtarëve kundërshtare në fushën e lojës. Përmbysja e serbisë falë golave të Mitrovic me kokë në minutën e 26 dhe pastaj Dusan Vlahovic në minutën e 35, nxorri në pah edhe një reagim të dyfishte të tepruar jashtë cdo fryme fair play nga serbet. Fillimisht sulmuesi serb autori I golit dhe pastaj trajneri Stojkovic i kapur nga kamerat gjatë festimit të golit duke sharë shqiptarët.

 

Vetëm goli i barazimit i shënuart në fund të kësaj pjesë nga Embolo, zbuti pak euforinë serbe në fushë dhe tribunam,aty ku për shkak edhe të indicieve nga FIFA, shpalosja e flamurit shqiptar ishte një mision jo i lehte për tu realizuar. Pjesën e dytë konfirmoi superioritetin zviceran, falë golit vendimtar të shënuar nga Frojler, por rriti tensionet edhe mes ekipeve.

 

Xhaka iu kundëropërfgjigj me të njëjtën monedhe Vlahovicit,cka solli futjen në fushë të gjithë stolit të Serbisë dhe nisjen e korit racist të tifozeve serb “Vritini shqiptarët”…, Në fund në një tjetër përplasje meMilenkovic, kapiteni shqiptar i zvicres u rrethua nga disa kundërshtar duke na kujtuar skenat e Beogradit në vitin 2014.

 

E si për ti vënë kapak gjithcka në fund, festimi i Xhakës me fanelën më numër 26 të jasharit, për të cilën vetë Graniti tha se ishte një dedikom për Ardon Jasharin, shqiptarin që luan për helvetetet…Mund të kete qënë edhe kështu..ama i gjithnjë opinion publik e di se çfarë personifikon mbiemri Jashari për shqiptarët .

 

E gjithë ajo që ndodhi në stadium u relfektua edhe jashtë tij në Katar por edhe në Zvicer, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, kudo ku ka shumë shqiptarë. Festimet në rrugë kanë qënë të konsiderueshme në berne, dhe Xyrih ku nuk kanë munguar edhe përplasjet mes shqiptarëve dhe serbeve, ndërsa në Kumanove dhe Prishtine, është festuar kuq e zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *