E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zvicër, Jahmir Hyka gjen rrjetën

Pas Andi Lilës dhe Besart Berishës, një tjetër futbollist kuqezi ka lëne shenje ne fundjave me skuadrën ku ai militon. Jahmir Hyka i dha barazimin provizor skuadrës se tij Lucerna, e cila gjithsesi doli me humbje nga fusha e Jong Bojs ne javën e 23 te kampionatit zviceran te futbollit. Vendasit shënuan dy gola ne 30 minutat e para, përpara se miqtë te ngushtonin diferencën me Shnojli. Me fillimin e pjesës se dyte, Jahmir Hyka shënoi golin e barazimit, por Lucerna nuk arriti te administronte ketë rezultat, duke pësuar edhe tre gola te tjerë deri ne fundin e takimit ne rezultatin përfundimtar 5-2. Për 27-vjeçarin, i cili shpreson te jete ne listën e lojtareve te kombëtares qe do te shkojnë ne finalet e Francës, ky ishte goli i dyte ne kampionat, ndërsa ka shënuar edhe tre te tjerë ne kupën e Zvicrës.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë