Në një intervistë për BBC ministry I brendshem I kosoves Xhelal Zvecla ka akuzuar Serbine se kerkon te ndryshoj situatënnëpërmjet sulmeve terroriste.

 

“Ne sigurojmë rend dhe ligj për të gjithë qytetarët e vendit, pavarësisht etnive.Fatkeqësisht, Serbia mendon që duke organizuar sulme terroriste mund ta ndryshojë situatën në terren.”

 

Nderkohe per situaten ne veri ka reaguar edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. nëpërmjet një status në rrjete sociale ai ka deklaruar se sulmi i kriminelëve të Serbisë ndaj policëve në Banjskë të Zveçanit tregon nevojen për të vijuar dialogu mes dy vendeve.

 

JORN ROHDE

AMBASADORI I GJERMANISË NE KOSOVË

“Sulmi i tmerrshëm kriminal dhe terrorist i së dielës kundër oficerëve të zbatimit të ligjit në Kosovë, nënvizon nevojën urgjente për të vazhduar bisedimet e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit tani”,

 

Nga ana tjeter Qeveria e Serbisë e ka shpallur 27 shtatorin ditë zie për të nderuar katër terroristët e vrarë që sulmuan Policinë e Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *