Subscribe

Të tjera prova që që implikojnë autoritetet në Beograd me sulmin terrorist në veri, janë bërë publike nga ministri i brendshëm i Kosoves  Xhelal Svecla.

 

Ai ka treguar në rrjetet sociale një dokument  të ushtrisë serbe, te gjetur gjatë kontrrollit në Banjske të  Zvecanit .

 

Ky dokument sipas ministrit  është një tjetër dëshmi  për lidhjen  e sulmuesve me Beogradin zyrtar.

 

XHELAL SVEÇLA

MINISTER I BRENDSHEM I KOSOVES

 

“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës. Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit.

 

Ministri i Brendshem nënvizoi se këto fakte tregojne  se Serbia po mbeshtet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht dhe me logjistikë.

 

Një ditë më parë u bë e ditur se një nga terroristët e vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit, ishte truproja e shefit të shërbimit secret serb, Aleksandër Vulin. Po ashtu, videot e siguruara nga Manastriri tregojnë se grupi udhehiqej nga Millan Radojcic, nënkryetari I Listës Serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *