E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Zvarritjet me dëmshpërblimet e aksidenteve, tani ankohuni edhe online

Të gjithë ata qytetarë që nuk arrijnë të marrin dëmshpërblimet nga kompanitë e sigurimit, tashmë kanë mundësi të ankohen edhe onlinë në faqen e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Ky insitucion nga datat 18 shkurt ka nisur zbatimin e një rregjistri të ri, për depozitimin e ankesave të konsumatorëve.

Sipas autoritetit, platforma e re nuk është vetëm për të paraqitur ankesën, por nëpërmjet saj shikohet edhe ecuria hap pas hapi e problematikës së paraqitur, për të arritur deri në zgjidhjen përfundimtare.

Mënyra se si mund të depozitohet një ankesë është që mjafton të hyni në faqen zyrtare të AMF e cila është www. amf.gov.al dhe më pas zgjidhet menuja, Mbrojtja e Konsumatorit.

Janë të shumta ankesat që qytetarët kanë ndaj kompanive të sigurimit, të cilat I zvarrisin qytetaret me muaj dhe vite për të marrë paratë që I takojnë. Ndaj AMF I fton konsumatorët të ankohen jo vetëm on linë por edhe duke u paraqitur në zyrat e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë