Bota
Zv/presidenti amerikan Mike Pence bisedon me Alexis Tsipras për çështjen e emrit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin si një mundësi historike zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë e Greqisë.
Reklamë
Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin grek Alexis Cipras, zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence inkurajoi Athinën të vijojë punën me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev për të arritur një marrëveshje të pranueshme nga të dyja palët.
Sipas Mike Pence, zgjidhja e emrit, do të forcojë paqen e stabilitetin në rajon. Ndërkohë opozita greke e ka hedhur poshtë propozimin e dalë nga takimi në samitin e Sofjes mes kryeministrit grek dhe atij maqedonas.
Emri “Republika Maqedonase e Ilindenit”, nuk është mirëpritur as nga opozita ne Shkup.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




