Njeriu me i kërkuar në Shqipëri, më në fund është në prangat e policisë. Prej mëse dy vjetësh, Klement Balili ja doli që t’i shpëtojë arrestimit, por duket se këtë rradhe rrethi ndaj tij ishte ngushtuar aq sa  ta detyronte të vetëdorëzohej.

 

Sipas autoriteteve më të larta, kjo ishte një finale rrjedhojë e punës këmbëngulëse të të gjitha agjencive ligjzbatuese në vend e jashtë tij.

 

Për të folur më shumë rreth kësaj çështje që ishte një ndër më të rëndësishmet e kësaj të marte, nga edicioni qendror  i lajmeve në Vizion Plus ka folur zëvendës ministrja e Brendshme, Romina Kuko.

 

Në intervistën e saj zv.ministrja është shprehur se operacioni për arrestimin e Klement Balilit nuk mund të konsiderohet një sukses, por është një sukses i policisë së shtetit, i cili u kurorëzua me kapjen e personit numër një në listën e të shumëkërkuarve në Shqipëri.

 

 

Dorëzimi i Klement Balilit konsiderohet si një sukses për policinë, megjithatë, shumë detaje nga kjo ngjarje kanë mbetur ende të pazbuluara. A mund të na tregoni se si u arrit deri në këtë pikë?

 

Operacioni për arrestimin e Klement Balilit nuk mund të konsiderohet një sukses, por është një sukses i policisë së shtetit. Një sukses që kurorëzohet me kapjen e personit numër një në listën e të shumëkërkuarve në Republikën e Shqipërisë. Lajmi sot është personi i parë në listën e të shumëkërkuarve është në duart e policisë natyrisht që është një operacion i ndërlikuar, ju e dëgjuat sot deklaratën e ministrit të Brendshëm i cili foli këtë të martë për një operacion të sofistikuar dhe të ndërlikuar me metoda gjurmuese në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, natyrisht që unë nuk mund tju jap detaje operacionale. Ajo që dua të theksoj është se ka pasur një konsistencë të vazhdueshme për të arritur në rezultatin e deri tanishëm. Gjithashtu dua të theksoj faktin që policia e shtetit ka mënyra të caktuara qoftë nëpërmjet operacioneve apo duke përdorur negociatat për të arritur qëllimin final i cili është kapja e personave të kërkuar dhe vendosja e tyre para drejtësisë.

 

Përse nuk u kap por u negociua, pse u përdor kjo lloj metode?

 

Natyrisht fakti që ishte një ndër personat më të rrezikshëm në listën e të kërkuarve, ishte një operacion i vështirë i ndërlikuar dhe jo i lehtë i cili kërkonte shfrytëzimin e të gjithë mënyrave dhe kapaciteteve operacionale.

 

Domethënë mund të themi se policia e ka lokalizuar deri diku vendodhjen e tij, por nuk kishte 100 % siguri për të ndërhyrë?

 

Nuk mund të jap detaje operacionale, por ajo që dua të përmend është një ironi që flitej për kapjen e peshkut të madh. Thuhej se po kalon shumë kohë policia nuk po ka rezultate dhe nuk është e thënë që të thajmë gjithë ujin për peshkun. Në rastin konkret policia përmes negociatave e thau të gjithë ujin dhe sot e kemi peshkun në zall.

 

Si bashkëpunuat ju dhe agjencitë ligjzbatuese me partnerët e huaj për kapjen e Balilit dhe përse vetëm tani, pas dy vitesh e gjysmë, kemi një finalizim me sukses të operacionit?

 

Natyrisht komunikimet kanë qenë të vazhdueshme z.Balili ka qenë I kërkuar jo vetëm për drejtësinë shqiptare por ai ka llogari të hapura edhe në vende të tjera që do të thotë që ka një interest ë shtuar të partnerëve dhe në respekt të tyre unë nuk do të doja të jepja detaje të mëtejshme. Ka pasur një bashkëpunim të ngushtë dhe me transparencë të plotë mes agjensive ligjzbatuese  dhe policisë shqiptare.

 

Opozita pretendon për një vetëdorëzim të kontrolluar të Balilit. Si do ti përgjigjeshit një akuze të tillë?

 

Në radhë të parë nuk bësoj se ka akte bujarie apo skema të vetëkontrollimit për dorëzim, është e çuditshme se si PD sa herë që emri i Klement Balilit përmendej nga partnerët ndërkombëtarë e aplifikonte mesazhin kurse sot që ato përgëzojnë policinë e shtetit për këtë rezultat shumë të madh PD, nuk e amplifikon më këtë mesazh por përpiqet që të nxijë aty ku duhet të duartrokitet.

 

Ministri Lleshaj foli këtë të martë për vijim të operacionit si dhe për goditje të tjera të këtij niveli: Çfarë pritet konkretisht?  

 

Operacioni Forca e Ligjit vijon, policia e shtetit dhe ministria e Brendshme ka filluar një gjueti ndaj personave më të kërkuar. Ju e keni parë se ne kemi publikuat emrat e personave të kërkuar sipas qarqeve, politika po sikurisht edhe ana operacionale është se askush nuk do ti shpëtojë drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *