Zv.Kryeministrja Senida Mesi akuzoi PD-në se po shantazhon dhe p kërcënon sipërmarrjen e lirë.

E ftuar në edicionin qëndror te lajmeve në Vizion Plus, deputetja e Shkodrës tha se uk ka parë kurrë më parë një parti që e mban veten të djathtë, madje as në Burkina Faso të Afrikës, që të sulmojë sipermarrjet dhe koorporatat.

 

“ Kjo lloj politike me jep argumentin të them se PD ka humbur busullen dhe fokusin e saj. Nëse nuk është me bizneset me thoni mua me kë është kjo parti? Është me ish pronaret që I la në mëshirë të fatit, është me ish të përndjekurit që I dha vetëm një këst apo me fshataret që I bëri lëmsh me ligjin 7501. Nuk e kuptoj sesi PD shantazhin dhe kërcënon sipermarrjen e lirë e cila duhet të qëndrojë larg politikës.

Senida Mesi u ndal edhe tek ngjarjet e fundit kriminale në Shkodër për të cilat tha se I ka ndjekur me shqetësim si qytetare e kësaj zone.

Megjithatë ajo shtoi se nëse I referohemi shifrave, kriminaliteti dhe vrasjet janë ulur në vitet e fundit në këtë qytet pavarësisht se sipas Mesitr qoftë edhe një vrasje duhet të shërbeje për të vënë në lëvizje autoritetet dhe për të marrë masa.

“Vrasjet kanë ndodhur në një kohë të shkurter dhe ne duhet të presim hetimet që të themi nëse zbulueshmeria ka qënë e mirë apo e dobët. Megjithatë unë dua të përgëzoj punën e policië së shtetit dhe sidomos te operacionit “forca e Ligjit” pasi që nga nentori 2017 u evidentuan 41 grupe kriminale nga të cilat janë goditur deri tani 12. Madje do të thoja që në vijim prisni të tjera arrestime dhe operacione te rëndësishme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *