Artan Grubi, Zëvendës Kryeministër i Maqedonisë së Veriut i ka uruar fitoren kryebashkiakut Erion Veliaj.

 

Teksa rendit shumë prej investimeve në Tiranë, Grubi thotë se ky është bashkimi real, kur edhe një qytetar i Shkupit e ndjen veten në Tiranë si në shtëpinë e tij.

“Na bën bashkë Tirana e Erionit! A e dini sa më bëhet qejfi kur secili qytetar i Shkupit i njeh projektet e Erionit. E njohin Pazarin, e njohin Stadiumin, e njohin Bulevardin, Qarkoren e Tiranës, dhe besoni ky është bashkimi, kur një qytetar i Shkupit e ndjen veten në Tiranë si në shtëpi të vet. Faleminderit Erion, të uroj për punët të cilat po i bën dhe uroj të vazhdosh të na e bësh Tiranën shtëpi tonën, edhe atyre që vijnë nga Prishtina, edhe atyre që vijnë nga Shkupi, edhe nga Tetova, Struga, Kërçova, Dibra, Kumanova dhe të gjitha qytetet tjera të Kosovës, Luginës së Preshevës dhe të Maliot të Zi. Me Lalin, për Tiranën!”, thekson Grubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *