Subscribe

Skandali me mashtrimin e margarinës që shitej si gjalpë në treg është një rast që duhet hetuar për të ndëshkuar ata sipërmarrës që janë bërë pjesë e kësaj skeme abuzive. Kreu i shoqatës së industrisë ushqimore Alban Zusi, thotë se ndonëse kjo skemë është një mashtrim tregtar për përfitime financiare, por nuk ka pasoja për shëndetin, ajo ka një efekt negativ për konkurrencën në treg.

 

Për Zusin edhe më shqetësuese është situata në tregun e mishit, ndaj ai i kërkon AKU-së që të fokusohet edhe në këtë treg delikat që ka impakt direkt në shëndetin e popullatës.

 

Por ndonëse qeveria ka ndërmarrë nisëm për të ndëshkuara penalisht me burg, të gjitha ata që abuzojnë me sigurinë ushqimore, aktorët e tregut thonë se iniciativa ka nevojë për saktësime, ku duhet të ndahet gabimi njerëzor nga abuzimi me dashje.

 

Ndryshimet e propozuara në kodin penal, që ende nuk kanë marrë miratimin parlamentit, parashikojnë burgim nga 3 deri në 10 vjet për të gjithë ata sipërmarrës apo punonjës shtetërorë, që bëhen pjesë e skemës së abuzimit me ushqimin, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *