E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zuckerberg në Parlamentin Europian kërkon falje për sigurinë e të dhënave

Themeluesi i rrjetit social facebook, Mark Zuckerberg ka kërkuar falje para ligjvënësve europianë, duke thënë se platforma e tij nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve europianë të rrjetit.

 

Ai është shprehur më tej, se kompania ka filluar të bëjë ndryshime në platformë, për t’i garantuar përdoruesve më shumë siguri.

 

Themeluesi i facebook dëshmoi për gati 10 orë para Kongresit Amerikan muajin e kaluar, ku u përball me pyetjet e 42 senatorëve, mbi marrjen e të dhënave dhe shfrytëzimin e tyre nga “Cambrige Analitica” për qellime politike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë