Ndërsa kompania Facebook po përballet me krizën më të rëndë të privatësisë në historinë e saj 14-vjeçare, Mark Zuckerberg do të japë llogari ne dy seanca dëgjimore në Kongresin Amerikan. Bashkëthemeluesi i gjigandit të rrjeteve sociale, do të pyetet mbi privatësinë e të dhënave, ndërsa fokusi do të mbetet tek skandali i Cambridge Analytica.

 

Zuckerbergu do të pyetet edhe mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhje, si dhe të ardhmen e vetë Facebook-ut. Ai do të dëshmojë edhe rreth asaj se si rrjeti social është duke ndërtuar teknologji për të parandaluar ndërhyrjet e jashtme në zgjedhjet e ndonjë shteti, ndërsa është duke punuar në largimin e llogarive të rreme.

 

Një ditë më parë, Zuckeberg kërkoi falje për incidentin që çoi në vjedhjen e të dhënave personale të miliona përdoruesve. Në një dëshmi me shkrim drejtuar ligjvënësve amerikanë, ai tha se rrjeti i mediave sociale duhet të kishte bërë më shumë, për të mos lejuar keqpërdorimin e informacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *