E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zoran Zaev viziton sot Tiranën, zbardhet axhenda

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të zhvillojë këtë të mërkurë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

 

Zaev gjatë kësaj vizite do të shoqërohet nga zv/kryeministri për Çështjet Europiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

 

Reklamë

Zaev do të takohet fillimisht me kryeministrin Edi Rama në orën 10:00 ndërsa në orën 11:15 do të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

 

Ndërkohë në orën 14:30 Zaev do të zhvillojë një takim në Kryesinë e Kuvendit me kryeparlamentarin Gramoz Ruçin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë