Subscribe

Propozimet për ndryshimet qeveritare në Maqedoninë e Veriut kanë hasur pengesën e parë.

Kryeministri Zoran Zaev i propozoi kuvendit pak ditë më parë ndryshime në disa ministri si dhe që ai vetë  të ushtronte njëherësh edhe postin e ministrit të financave.

Por kreu i qeverisë është tërhequr nga marrja edhe e portofolit të financave.

Zaev ka sqaruar nga foltorja e kuvendit se kushtetuta dhe ligji nuk ia ndalon që të ushtrojë edhe postin e ministrit të Financave, por tha se pas kritikave të opozitës  ai e tërheq propozimin.

 

ZORAN ZAEV

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

 

Kushtetuta e lejon që kryeministri të jetë edhe ministër, edhe ligji për qeveri po. Por, unë do ta tërheq propozimin, për ta dëgjuar zërin e opozitës apo anti-korrupsionit dhe paralajmëroj se do ta udhëheq ministrinë e Financave deri në zgjedhjen e ministrit te ri.

 

Vendimi i Zaev vjen pasi propozimi nuk u pranua nga Komisioni për Parandalim të Korrupsionit , pasi Ligji parashikon se kryeministri nuk mund te jete edhe minister I Financave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *