E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 28 minuta më parë
Vendi

Zona “euro 2016” edhe në Tiranë

Edhe Tirana do ketë një “fan zone” si çdo kryeqytet europian për të ndjekur ndeshjet e europianit qe do të zhvillohen në Francë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon që tregon “fan zonën”. “Përveç fushës së kryeministrisë, ja dhe edhe zona euro 2016 e Bashkisë së Tiranës për të ndjekur kuqezinjtë në betejat e tyre në Francë”, shkruan Rama në profilin e tij ne facebook. Ndërsa kryebashkiaku Erjon Veliaj, përmes një postimi po ne rrjetin social shkruan: Ju presim të gjithëve me fëmijët e familjet në “Tirana fan zone”, sheshi “Nënë Tereza” 10 qershor – 10 korrik! Forca Shqipëria!”. Kryebashkiau Erjon Veliaj fton tifozët e kombëtares që nuk kanë mundësi të jenë në Francë, ta ndjekin atë nga një ekran gjigand në sheshin “Nënë Tereza”.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë