Zërat e përhapur se fundim flasin se pas një sezoni tek Manchester United, Ibrahimovic mund të drejtohet nga India. Legjenda e Italisë, Gianluca Zambrotta vërtet shpreson tek një lëvizje e tillë.

Trajneri i Dehli Dynamo, i cili ka luajtur me Ibrahimovic tek Juventus mes viteve 2004-2006, ka thënë për Indian Express se po përpiqet të nënshkruaj kontratë me yllin suedez. “Kam besim se Zlatan do të përfundojë karrierën e tij këtu,dhe me siguri do ta bind të luaj për Dehli Dynamo.”

S’ka dyshim se Zlatan Ibrahimovic ka shumë klube që e ndjekin dhe do ta dëshironin pasi të largohej nga United, por a mund të përfundojë vërtetë duke luajtur në Indi? Deri më sot Superliga Indiane ka tërhequr emra të mëdhenj të futbollit si Marco Materazzi, Alessandro Del Piero, David Trezeguet, Robert Pires dhe Fredrik Ljungberg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *