Subscribe

16 anëtarë të katër familjeve në lagjen “Pjeter Budi” të qytetit të Burrelit kanë mbetur në qiell të hapur pas zjarrit që përfshiu banesat e tyre, mbrëmjen e së premtes.

“Familjarët që jetonin në këto banesa të cilat kishin një çati të përbashkët, tashmë kanë mbetur në qiell të hapur dhe kërkojnë ndihmën e autoriteteve por edhe të personave të tjerë që mund të ndihmojnë pasi temperaturat janë shumë të ulëta dhe nuk kanë ku të qëndrojnë”, bën me dije gazetari Dritan Kurti.

Për fat të mirë në momentet e rënies së zjarrit në banesa nuk ka patur asnjë person, ndërsa flakët kanë shkrumbuar gjithçka.

“Kam qenë në punë dhe erdha direkt pasi mora lajmin. Kur arrita këtu kishte mbaruar çdo gjë, i kam patur fikur pajisjet elektrike, nuk e di nga erdhi zjarri. Gjatë ditës nuk ka njeri në shtëpi. Natën e kalova te motra, bashkë me fëmijët. Na duhet ndihmë, jemi shumë veta”, thotë Dallëndyshe Skila, e prekur nga zjarri.

Edhe të tjerët kanë mbetur në qiell të hapur.

“Sonte nuk e dimë çar do bëhet për ne, shteti duhet të na ndihmojë, duket gjendja si jemi, dimër është, ftohtë, acar”,  thotë Dava Zenelcanaj

Për të shuar flakët ndërhynë dy mjete zjarrfikëse të Bashkisë dhe një nga ushtria. Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *