Kronikë
Zjarri te “5 Maji”, Ristani qetëson banorët: Nuk ka rrezik për jetë njerëzish, kemi vënë nën kontroll flakët

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, deklaroi nga zona e “5 Majit” se zjarri është vënë nën kontroll. Ajo qetësoi banorët që jetojnë përreth zonës, duke theksuar se nuk ka asnjë rrezik për ta.
Sipas Ristanit, po punohet për eliminimin e plotë të flakëve.
“Do të duhet edhe pak kohë për t’u eliminuar plotësisht. Përhapja ka qenë shumë e madhe. Për fat të keq nuk mundëm të shpëtonim kapanonin, por dua të theksoj se zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët”, tha Ristani.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




