E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarri shkrumbon hotelin

Një hotel në fshatin turistik Razëm të Malësisë e Madhe është përfshirë nga flakët pasditen e se mërkurës. Në pak minuta, zjarri është përhapur ne te gjithë katin e katërt të hotelit, duke e shkrumbuar atë plotësisht. Edhe pse ndërhyrja e banorëve ishte e menjëhershme, ka qenë i pamundur te shpëtohet hoteli nga djegia. Ndërsa zjarrfikësit e Malësisë së Madhe, megjithëse jane njoftuar, e kane patur te pamundur ndërhyrjen, per shkak te largësisë se madhe. Fatmirësisht, nuk ka patur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme te mëdha materiale. Shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike nga luhatjet e shumta të tensionit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë