E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarri shkrumbon banesën, humb jetën e moshuara në Elbasan, jetonte e vetme

Një 75-vjeçare ka humbur jetën paraditen e kësaj të enjteje pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shtërmen, në Elbasan.

Reklamë

Dyshohet se banesa e saj u përfshi nga flakët për shkak të një shkëndije elektrike.

75-vjeçarja, e cila jetonte e vetme, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë