Pesë banesa u rrezikuan nga flakët në Mamurras të dielën.

 

Zjarri, i cili nuk dihet ende sesi u ndez, u neutralizua pas disa orësh përpjekje.

 

Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara deklaroi në rrjetet sociale se dëmet nga flakët janë të mëdha.

 

Ajo kërkoi nga autoritetet që të hetojnë deri në fund për të zbuluar zjarrvënësit e mundshëm.

 

“Pas orësh të tëra përpjekjesh janë neutralizuar vatrat e zjarrit në zonën e Mamurrasit duke lënë pas dëme të mëdha. Mirënjohje për çdokënd që dha kontribut në këtë ditë të vështirë, së pari për forcat e Zjarrëfikseve Kurbin, Lezhë, Mirditë, Krujë e Kamëz, trupat e Forcave të Armatosura, Policinë e Shtetit e çdo banor të zonës për ndihmën e pakursyer. U takon organeve kompetente t’u shkojnë deri në fund hetimeve për shkakun e rënies së zjarrit dhe vënien përpara drejtësisë të përgjegjësve të kësaj katastrofe.  Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo banori të Kurbinit për kujdes të shtuar dhe përgjegjshmëri për të mos krijuar situata të tilla që sjellin dëme të pariparueshme dhe rrezik për jetën e njerëzve të tjerë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *