Subscribe

Dy  vatra të fuqishme zjarri janë aktivizuar prej ditës së djeshme në Gramsh dhe nuk po vihen dot nën kontroll nga efektivi i zjarrfikëses.

 

Flakët  që i favorizon era e fort po djegin malin nga kalaja e Tunjës deri në Janc.

 

Edhe pse reparti i zjarrfikëses ka qënë në lufte me flakët gjatë gjithe dites së djeshme deri në orë 23.00 të mbrëmjes nuk kanë mundur ta vendosin  nën kontroll, ndërsa operacionin e vështirëson edhe terreni i vështirë.

 

Në kushtet kur zjarri nuk po ndalet zjarrfikësja Gramsh i bën  thirrje qytetareve, të bashkohen me forcat zjarrfikëse pasi dëmet e shkaktuara prej flakëve nuk po ndalen.

 

Kujtojmë se vetëm  gjatë ditës së djeshme u vendos nen kontroll zjarri që preku Njësinë Administrative Skëndërbegas në fshatin Ermenjë dhe malin  Koshnicë po në Gramsh , ndërsa sot situata në vatrën e re duket edhe më serioze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *