Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë në lagjen Palorto në qytetin e Gjirokastrës.

 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:30. Soba e drurit ka qenë shkaktare e zjarrit që u përhap në të gjithë dhomën ku ngroheshin pjesëtarët e tjerë të familjes Gumi.Tubot e sobës janë nxehur dhe oxhaku ka marrë flakë duke përcjellë zjarrin tek orenditë e tjera të dhomës.

 

Për pasoje janë djegur mobilje dhe orendi të tjera.Menjëherë kane shkuar zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar flakët duke mos lënë përparimin e zjarrit në dhomat e tjera të shtëpisë dykatëshe. Fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *