E martë, 6 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarri përfshiu katin e parë të banesës, ndërron jetë i moshuari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një zjarr i rënë në një banesë dyshohet se i ka marrë jetën një të moshuari.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, në rrugën Ali Demi, në katin e parë të banesës së një 72 vjeçari. Si pasojë e flakëve, dyshohet se 72-vjeçari ka humbur jetën brenda banesës.

Reklamë

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se i moshuari ishte me aftësi të kufizuara.

“Rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë