E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Zjarri përfshin një kamp migrantësh në Mitrovicë

Gjashtë migrantë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas shpërthimit të zjarrit në një kamp refugjatësh që ndodhet në fshatin Bajr të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, e ka konfirmuar incidentin.

“Në mëngjes është raportuar se është përfshirë nga zjarri një shtëpizë e banimit. Rasti konsiderohet si incident zjarri, shkaktim i rrezikut. Por, në këto rrethana duhet t’i presim hetimet”, tha Zahiti.

Zahiti ka thënë se nuk mund të japë më shumë detaje për këtë rast, pasi, sipas tij, duhet të priten rezultatet e hetimeve.

Reklamë

Ky kamp i migrantëve menaxhohet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.

Muajve të fundit është rritur numri i migrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme që qëndrojnë apo shfrytëzojnë Kosovës si vendkalimi në rrugëtimin e tyre drejt vendeve evropiane./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë