E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Zjarri përfshin kodrën me gështenja në Leshnicë

Një zjarr ka përfshirë këtë pasdite kodrën me gështenja mbi fshatin Leshnicë, në Maliq. Flakët janë konstatuar nga kryeplaku i fshatit, Ladi Lipo, i cili ka lajmëruar menjëherë banorët për ndihmë.

Me mjete rrethanore, banorët kanë ndërhyrë duke punuar për më shumë se një orë, duke arritur të izolojnë dhe shuajnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij në pjesën tjetër të pyllit me gështenja.

Sipas kryeplakut, zjarri ka shkaktuar dëme në filizat e gështenjave dhe bimësinë përreth, por situata është nën kontroll. Banorët po qëndrojnë ende në zonë për të shmangur riaktivizimin e flakëve.

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia. Autoritetet po hetojnë për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

Më shumë video

Reklamë