Subscribe

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar se ka rinisur puna për shuarjen e flakëve në ishullin e Sazanit.

 

Përmes një njoftimi ministry ka deklaruar se situate mbetet kritike për shkak edhe të erëravë të cilat ndihmojnë në përhapjen e flakëve.

 

Grupit të efektivëve që po punojnë për shuarjen e flakëve iu janë bashkuar pjestarë të flotës detare, efektivë të forcave special, zjarrfikës të Vlorës si edhe vullnetarë.

 

“Prej orëve të para të ditës ka rinisur puna për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit. Situata vijon të jetë kritike, pasi flakët përhapen për shkak edhe të erës. Është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë.

Tymi i krijuar rrezikon qëndrimin në zonë, ndërsa përpjekjet po vijojnë për të mbajtur situatën nën kontroll .” shkruan Ministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *