Subscribe

Kreu i PD, Sali Berisha në daljen e tij të përnatshme nga ballkoni i banesës ku prej 30 dhjetorit ndodhet në “arrest shtëpie”, ka komentuar aksionin e opozitës në seancën e sotme plenare.

Berisha e ka cilësuar veprim heroik dhe përballje me krimin djegien e karrigeve jashtë sallës së Kuvendit nga ana e deputetëve të opozitës.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas tij çdo qytetar duhet t’i japë përgjigjen e merituar Edi Ramës, duke shprehur revoltën në të gjitha format.

Një përshëndetje të zjarrtë deputetëve të Partisë Demokratike, që nisën sot në sallën e parlamentit të mafias dhe krimit, betejën e fitores, betejën e pandalshme, që i dha përgjigjen më të merituar Edi Ramës, këtij kryemafiozi të Shqipërisë dhe Europës, që burgosi deputetin Ervin Salianji, sepse ai denoncoi Geronin e vëllazërisë Xhafa, që fshihej dhe si kriminel, shpërndante drogë, helm në Shqipëri, në Itali dhe Europë. Sot deputetët e PD-së, nisën betejën, betejën e cila ndalet vetëm me fitoren e opozitës. Ajo betejë duhet të frymëzojë çdo demokrate, demokrat, çdo qytetare e qytetar të këtij vendi, për tu ngritur në një betejë në mosbindje civile më te gjitha mjetet e saj.  Për shpëtimin e Shqipërisë nga krimit, mafia, vjedhja. Qeveri teknike, zgjedhje të lira. Rotacionin, fitoren e opozitës.  Deputetët e opozitës sot u thanë kriminelëve me pushtet, Edi Ramës në parlament, në qeveri në prokurori dhe gjykata e kudo që janë, se është radha jonë dhe se forcë në botë nuk ka që të na ndalë ne pa realizuar qëllimet tona”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *