E enjte, 24 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarri në pallatin 10 katësh, policia e Tiranës: Ishte aksidental

Policia e Tiranës ka referuar në prokurori si ngjarje aksidentale zjarrin e madh për përfshiu pallatin 10-katësh në afërsi të ish-Parkut në kryeqytet.

 

Sipas burimeve vijojnë ende hetimet në lidhje me këtë ngjarje dhe tashmë pritet që edhe organi i akuzes të marrë persona të tjerë në pyetje.

 

Reklamë

Referuar ekspertizes paraprake mësohet se shkak i zjarrit u bë kondicioneri në katin e fundit të pallatit.

 

Ndërkohë flakët përfshirë edhe katet e tjera të favorizuara nga materiali polisterol i perdorur per izolim.

 

Si pasojë e zjarrit, 4 apartamente u shkrumbuan nga flakët e ndërsa 12 të tjere u dogjën pjesërisht. Fatmirësisht nga zjarri i madh nuk pati banorë të lënduar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë